HadeethEnc · 1.40.0
“Xhibrili ﷺ vazhdimisht më porosiste për raporte të mira me fqinjin, saqë mendova se do t'i japë të drejtë në trashëgimi.”
Available translations
Choose an available translation of this Hadeeth
01
Hadeeth text
Ibën Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të dy!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Xhibrili ﷺ vazhdimisht më porosiste për raporte të mira me fqinjin, saqë mendova se do t'i japë të drejtë në trashëgimi.”
02
Explanation
Profeti ﷺ në këtë hadith na njofton se Xhibrili ia përsëriste vazhdimisht dhe e porosiste që të kujdesej për fqinjin, i cili është afër shtëpisë, qoftë musliman, qoftë jomusliman, qoftë i afërm, qoftë i largët, duke ia ruajtur të drejtën dhe duke mos e dëmtuar, duke i bërë mirë dhe duke duruar dëmin që mund ta shkaktojë, saqë Profeti ﷺ, duke e parë respektin që gëzon fqinji dhe faktin se Xhibrili e porosiste në vazhdimësi për këtë gjë, mendoi se do të zbriste shpallje ku fqinji do të kishte të drejtë në trashëgimi.
03
Benefits
E drejta e fqinjit është e madhe dhe është obligim që kjo gjë të merret në konsideratë.
Theksimi i të drejtës së tij përmes kësaj porosie nënkupton domosdoshmërinë e nderimit të tij, të mirësjelljes me të, të pengimit të dëmit ndaj tij, të vizitës kur është i sëmurë, të urimit kur është i lumtur dhe të ngushëllimit kur është në fatkeqësi.
Sa më afër të jetë dera e fqinjit, aq më e fortë është e drejta e tij.
Përsosuria e fesë, meqë ajo përfshin në vete atë gjë që është e mirë për shoqërinë, si: mirëbërsia ndaj fqinjëve dhe largimi i dëmeve nga ata.

Attribution
[Muttefek alejhi]
Categories
Share
Share hadeeth
Sharing options · 0 Total shares