Këmbët e njeriut nuk do të lëvizin në Ditën e Gjykimit derisa të pyetet për jetën e tij si e kaloi, për dijen e tij sa e zbatoi, për pasurinë e tij si e fitoi dhe si e shpenzoi dhe për trupin e tij si e konsumoi
Choose an available translation of this Hadeeth
Hadeeth text
Nga Ebu Berzeh el-Eslemi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) përcillet se i Dërguari i Allahut (paqja qoftë mbi të!) ka thënë: "Këmbët e njeriut nuk do të lëvizin në Ditën e Gjykimit derisa të pyetet për jetën e tij si e kaloi, për dijen e tij sa e zbatoi, për pasurinë e tij si e fitoi dhe si e shpenzoi dhe për trupin e tij si e konsumoi".
Explanation
E para: për jetën e tij si e ka konsumuar dhe si e ka kaluar?
E dyta: për dijen e tij, a e ka mësuar për hir të Allahut? A e ka zbatuar? Dhe, a ua ka kumtuar atyre që e meritonin?
E treta: për pasurinë e tij, si e fitoi? A e fitoi në mënyra të ligjshme apo në mënyra të paligjshme? Dhe si e shpenzoi atë? A e shpenzoi për ta kënaqur Allahun apo për ta hidhëruar Atë?
E katërta: për trupin, fuqinë, shëndetin dhe rininë e tij, ku i konsumoi këto dhe për çfarë i përdori?
Benefits
Dhuntitë e Allahut ndaj robërve të Tij janë të shumta dhe ai do të pyetet për këto dhunti. Prandaj duhet që njeriu t'i përdorë dhuntitë që ia ka falur Allahu në punë që e kënaqin Atë.
Attribution
Categories
Share hadeeth
Sharing options · 0 Total shares

