“Mos e vrit, se po e vrave, ai do të arrijë në pozitën që kishe ti para se ta vrisje, ndërsa ti do të vendosesh në pozitën që kishte ai para se t'i thoshte ato fjalë”, - tha i Dërguari i Allahut ﷺ
Choose an available translation of this Hadeeth
Hadeeth text
Mikdad ibn Amër Kindiu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i kishte thënë të Dërguarit të Allahut ﷺ: "O i Dërguari i Allahut, nëse më ndodh të takoj një jobesimtar e të luftoj me të, ndërkohë më bie me shpatë e ma pret dorën, dhe pastaj mbrohet nga unë pas një peme dhe thotë: "I jam nënshtruar Allahut!" A ta vras, vallë, pasi ta thotë këtë?" - “Mos e vrit!” - tha i Dërguari i Allahut ﷺ. - O i Dërguari i Allahut, ai më preu njërën dorë dhe ato fjalë i tha pasi ma preu dorën, e të mos e vras? - përsëriti Mikdadi. - “Mos e vrit, se po e vrave, ai do të arrijë në pozitën që kishe ti para se ta vrisje, ndërsa ti do të vendosesh në pozitën që kishte ai para se t'i thoshte ato fjalë”, - tha i Dërguari i Allahut ﷺ."
Explanation
Profeti ﷺ i tha: "Mos e vrit!"
Ai i tha: "O i Dërguari i Allahut! Ai ma preu njërën dorë, e megjithëkëtë të mos e vras?!"
Profeti ﷺ tha: "Mos e vrit, sepse ai tani e ka gjakun haram (është i mbrojtur nga vrasja). Nëse ti e vret pasi ai ka pranuar Islamin, atëherë ai është në pozitën tënde, i mbrojtur nga vrasja për shkak të Islamit të tij, ndërsa ti do të ishe në pozitën e tij, ku gjaku yt do të jetë i lejuar për hakmarrje (kisas)."
Benefits
Nëse një jobesimtar e pranon Islamin gjatë betejës, gjaku i tij bëhet i mbrojtur dhe është detyrë të ndalet sulmi ndaj tij, përveç nëse bëhet e qartë diçka e kundërt nga ana e tij.
Është obligim për muslimanin që dëshirat e tij të jenë në përputhje me sheriatin, dhe jo të udhëhiqen nga fanatizmi ose dëshira për hakmarrje.
Ibn Haxheri ka thënë: "Është e lejueshme të pyetet për çështje që mund të ndodhin, bazuar në mendimin se ngjarja në fjalë nuk kishte ndodhur ende. Ndërsa ajo që është transmetuar nga disa selefë (pararendës) për mospëlqimin e kësaj praktike, ka të bëjë me pyetjet për gjëra që rrallë ndodhin. Sa i përket asaj që ka gjasa të ndodhë zakonisht, është e ligjshme të pyetet rreth saj, në mënyrë që ta mësojmë."
Attribution
Categories
Share hadeeth
Sharing options · 0 Total shares

