HadeethEnc · 1.40.0
Lëre atë që të ngjall dyshim dhe kapu pas asaj që nuk të ngjall dyshim, sepse e vërteta sjell qetësi, ndërsa gënjeshtra sjell pasiguri
Available translations
Choose an available translation of this Hadeeth
01
Hadeeth text
Ebu Havra Sadiu transmeton se e ka pyetur Hasanin, djalin e Aliut (Allahu qoftë i kënaqur me ta!): "Çfarë ke mbajtur mend nga i Dërguari i Allahut ﷺ?" Ai tha: "Kam mbajtur mend nga i Dërguari i Allahut ﷺ: "Lëre atë që të ngjall dyshim dhe kapu pas asaj që nuk të ngjall dyshim, sepse e vërteta sjell qetësi, ndërsa gënjeshtra sjell pasiguri."
02
Explanation
Profeti ﷺ në këtë hadith ka urdhëruar që të lihen fjalët dhe veprat për të cilat njeriu është në dyshim; a janë të ndaluara apo të lejuara; a janë haram apo hallall, dhe të kapesh pas asaj për të cilën nuk ke asnjë dyshim dhe je i sigurt se është e mirë dhe lejuar, sepse zemra gjen qetësi dhe prehje në atë që është e sigurt, ndërsa ajo që përmban dyshim e pasguri, e shqetëson dhe trazon zemrën.
03
Benefits
Muslimani duhet t'i ndërtojë çështjet e tij mbi bindjen e plotë, të shmangë atë që është e dyshimtë, dhe të jetë i vetëdijshëm në fenë e tij.
Ndalesa e përfshirjes në gjërat e dyshimta.
Nëse dëshiron qetësi dhe rehati, lëre mënjanë atë që të shkakton dyshim.
Këtu del në pah mëshira e Allahut ndaj robërve të Tij, meqë i urdhëroi për gjëra që sjellin qetësi për shpirtin dhe mendjen dhe i ndaloi nga gjërat që sjellin shqetësim dhe mëdyshje.

Attribution
[رواه الترمذي والنسائي وأحمد]
Categories
Share
Share hadeeth
Sharing options · 0 Total shares