“Prej shprehjeve pejgamberike që u kanë arritur njerëzve deri më sot janë edhe fjalët: "Nëse nuk turpërohesh, bëj ç'të duash.”
Choose an available translation of this Hadeeth
Hadeeth text
Ebu Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë: “Prej shprehjeve pejgamberike që u kanë arritur njerëzve deri më sot janë edhe fjalët: "Nëse nuk turpërohesh, bëj ç'të duash.”
Explanation
Benefits
Turpi është ndër virtytet e profetëve (paqja qoftë mbi ta), që përcillet prej tyre.
Turpi është ai që e shtyn muslimanin të bëjë atë që e zbukuron dhe e fisnikëron dhe ta lërë atë që e ndot dhe e turpëron.
Neveviu ka thënë: "Urdhri këtu tregon lejueshmërinë, domethënë: nëse dëshiron të bësh diçka, atëherë bëje, për sa kohë që nuk të bën të ndihesh i turpëruar para Allahut dhe njerëzve; përndryshe, mos e bëj. Mbi këtë parim mbështetet Islami. Që do të thotë se njeriu duhet të ndjejë turp nga braktisja e asaj që është urdhëruar ta bëjë, qoftë e obligueshme apo e pëlqyeshme, si dhe duhet të ndjejë turp nga kryerja e asaj që është e ndaluar, qoftë haram apo e papëlqyer. Sa për atë që është e lejuar, njeriut i lejohet të ndjejë turp qoftë nga kryerja apo braktisja e saj. Hadithi, pra, përfshin të pestë rregullat e jurisprudencës islame (fikhut). Disa kanë thënë: "Urdhri këtu është në formë kërcënimi, domethënë: nëse turpi të hiqet, atëherë bëj çfarë të duash dhe Allahu do të të japë ndëshkimin që meriton për këtë. Të tjerë kanë thënë: "Ky është një urdhër në formën e lajmit, domethënë: kush nuk ka turp, bën çfarë të dojë."
Attribution
Categories
Share hadeeth
Sharing options · 0 Total shares

