“Mendoj se ëndrrat tuaja janë përputhur te shtatëshja e fundit. Ai që dëshiron ta kërkojë Natën e Kadrit, le ta kërkojë në shtatëshen e fundit.”
Choose an available translation of this Hadeeth
Hadeeth text
Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të dy!) tregon: “Disa shokë të Profetit ﷺ panë në ëndërr se Nata e Kadrit është në shtatë netët e fundit. I Dërguari i Allahut ﷺ u tha: “Mendoj se ëndrrat tuaja janë përputhur te shtatëshja e fundit. Ai që dëshiron ta kërkojë Natën e Kadrit, le ta kërkojë në shtatëshen e fundit.”
Explanation
Benefits
Nga urtësia dhe mëshira e Tij, Allahu e ka fshehur këtë natë në mënyrë që njerëzit të jenë të zellshëm në adhurim, duke e kërkuar atë, në mënyrë që shpërblimi i tyre të jetë i shumtë.
Nata e Kadrit është në dhjetë netët e fundit të Ramazanit, dhe ka më shumë gjasa të jetë në netët teke.
Nata e Kadrit është njëra nga dhjetë netët e fundit të Ramazanit. Ajo është nata në të cilën Allahu i Lartësuar ia zbriti Kuranin Profetit ﷺ. Allahu e bëri këtë natë më të mirë se një mijë muaj për nga begatia, rëndësia e saj e madhe dhe ndikimi i madh i veprave të mira që kryhen në të.
Ajo u quajt “Nata e Kadrit”, me “d”-në e pazëshme, ose për shkak të nderit dhe vlerës së saj, ashtu siç thuhet: “filani ka kadr (vlerë, pozitë) të madhe”, dhe kështu shtimi i fjalës “natë” është lidhje e diçkaje me cilësinë e saj, domethënë nata fisnike, duke nënkuptuar pozitën, madhështinë dhe gradën e lartë të saj. Allahu i Lartësuar thotë: "Vërtet, Ne e zbritëm atë në një Natë të bekuar." (Ed Duhan, 3) Ose, emërtimi mund të rrjedhë nga fjala “takdir” (caktim), që do të thotë se kjo është nata në të cilën përcaktohet caktimi për vitin. Allahu thotë i Lartësuar thotë: "Në atë (Natë) përcaktohet çdo çështje e urtë." (Ed Duhan, 4)
Attribution
Categories
Share hadeeth
Sharing options · 0 Total shares

