HadeethEnc · 1.40.0
“Kush harron se është agjërueshëm, pastaj ha ose pi, le ta plotësojë agjërimin, se Allahu e ka ushqyer dhe i ka dhënë të pijë.”
Available translations
Choose an available translation of this Hadeeth
01
Hadeeth text
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Kush harron se është agjërueshëm, pastaj ha ose pi, le ta plotësojë agjërimin, se Allahu e ka ushqyer dhe i ka dhënë të pijë.”
02
Explanation
Profeti ﷺ në këtë hadith ka sqaruar se kushdo që ha ose pi pa qëllim (nga harresa) gjatë agjërimit, qoftë ai agjërim obligativ apo vullnetar, duhet ta plotësojë agjërimin dhe të mos e ndërpresë atë, sepse nuk e kishte për qëllim ta prishte agjërimin; përkundrazi, ai është furnizim që Allahu ia ka dhënë. Pra, Allahu e ka ushqyer dhe i ka dhënë të pijë.
03
Benefits
Vlefshmëria e agjërimit të atij që ha ose pi nga harresa.
Kushdo që ha ose pi nga harresa nuk bart mëkat, sepse ai nuk e bën këtë me dëshirën e tij.
Butësia e Allahut ndaj robërve të Tij dhe mënyra se si Ai ua lehtëson çështjet atyre dhe ua largon vështirësitë e pengesat.
Agjëruesi nuk e prish agjërimin me asnjë nga gjërat që e prishin atë, përveçse nëse plotësohen tre kushte: 1. Të jetë i vetëdijshëm; nëse është i paditur (i painformuar), agjërimi nuk i prishet. 2. Të kujtojë; nëse është harrestar, agjërimi i tij është i vlefshëm dhe nuk ka nevojë ta kompensojë. 3. Të jetë me dëshirë dhe jo i detyruar, që do të thotë ta marrë gjënë që e prish agjërimin me vullnetin e tij.

Attribution
[Muttefek alejhi]
Categories
Share
Share hadeeth
Sharing options · 0 Total shares