“Ai që e përmend Zotin dhe ai që nuk e përmend, i shëmbëllen të gjallit dhe të vdekurit.”
Choose an available translation of this Hadeeth
Hadeeth text
Ebu Musai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë: “Ai që e përmend Zotin dhe ai që nuk e përmend, i shëmbëllen të gjallit dhe të vdekurit.” Në versionin e Muslimit qëndron: “Shtëpia, në të cilën përmendet Allahu dhe shtëpia, në të cilën nuk përmendet Allahu, i shëmbëllen të gjallit dhe të vdekurit.”
Explanation
Po ashtu, shtëpia ku banorët e saj e përmendin Allahun përshkruhet si një shtëpi e gjallë, ndërsa ajo ku përmendja e Allahut mungon është një shtëpi e vdekur, për shkak të shkujdesjes së banorëve të saj ndaj përmendjes së Allahut. Përshkrimi i shtëpisë si e gjallë ose e vdekur ka për qëllim vetë banorët e saj.
Benefits
Përmendja e Allahut i jep shpirtit jetë, ashtu siç shpirti i jep trupit jetë.
Nga udhëzimi i Profetit ﷺ ishte se jepte shembuj për ta përafruar kuptimin e asaj që thoshte.
Neveviu ka thënë: "Kjo tregon pëlqyeshmërinë e përmendjes së Allahut të Lartësuar në shtëpi, dhe se ajo nuk duhet të jetë e zbrazët nga dhikri (përmendja e Allahut)."
Neveviu ka thënë: "Kjo tregon se të kesh një jetë të gjatë në nënshtrim ndaj Allahut është meritë, edhe nëse i vdekuri po shkon drejt një destinacioni më të mirë. Kjo sepse i gjalli do ta arrijë atë dhe do të ketë mundësinë të bëhet më i mirë se ai, përmes akteve të adhurimit që kryen."
Attribution
Categories
Share hadeeth
Sharing options · 0 Total shares

