“Bëj sa më shumë sexhde për Allahun, ngase për çdo sexhde që ia bën Allahut, Ai të ngre një shkallë dhe të fshin një mëkat.”
Choose an available translation of this Hadeeth
Hadeeth text
Ma'dan ibn Ebi Talha Ja'meriu ka thënë: "E kam takuar Theubanin (Allahu qoftë i kënaqur me të!), i cili kishte qenë dikur skllav i të Dërguarit të Allahut ﷺ dhe ai e pati liruar, dhe i thashë: "Më trego një punë që unë ta bëj dhe Allahu të më fusë në Xhenet nëpërmjet saj". Ose tha: "I thashë 'Më trego cila është puna më e dashur për Allahun.' Ai heshti. E pyeta për së dyti, e ai sërish heshti. Kur e pyeta për së treti, më tha: 'E kam pyetur të Dërguarin e Allahut ﷺ për këtë dhe më pati thënë: “Bëj sa më shumë sexhde për Allahun, ngase për çdo sexhde që ia bën Allahut, Ai të ngre një shkallë dhe të fshin një mëkat.” Ma'dani thotë: "Më vonë e pata takuar edhe Ebu Derdain, të cilit ia bëra të njëjtën pyetje dhe ai m'u përgjigj njëjtë sikurse Theubani."
Explanation
Ai ﷺ i tha pyetësit: "Bëj sa më shumë sexhde në namaz, se, sa herë që t'i bësh sexhde Allahut, Ai të ngre një shkallë për shkak të saj dhe të fal një mëkat."
Benefits
Ky hadith nxjerr në pah përceptimin dhe dijen e sahabëve se Xheneti nuk mund të arrihet, - pas mëshirës së Allahut, - përveçse me punë.
Sexhdja në namaz është nga shkaqet më të mëdha për ngritjen e shkallëve (në Xhenet) dhe faljen e mëkateve.
Attribution
Categories
Share hadeeth
Sharing options · 0 Total shares

