HadeethEnc · 1.40.0
“Qoftë i nënçmuar! Qoftë i nënçmuar! Qoftë i nënçmuar!” Dikush e pyeti: 'Kush, o i Dërguari i Allahut?' - 'Ai që e arrin pleqërinë e njërit ose dy prindërve dhe nuk e fiton Xhenetin'”, - tha Profeti ﷺ
Available translations
Choose an available translation of this Hadeeth
01
Hadeeth text
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë: “Qoftë i nënçmuar! Qoftë i nënçmuar! Qoftë i nënçmuar!” Dikush e pyeti: 'Kush, o i Dërguari i Allahut?' - 'Ai që e arrin pleqërinë e njërit ose dy prindërve dhe nuk e fiton Xhenetin'”, - tha Profeti ﷺ.
02
Explanation
Profeti ﷺ u lut tri herë për një njeri që të poshtërohet dhe të nënçmohet si mos më keq. Kur e pyetën se kush është ky njeri o Profet i Allahut që po lutesh kundër tij,
ai tha se ky njeri është ai që e arrin pleqërinë e njërit ose dy prindërve të tij dhe ata nuk bëhen shkak që ai të fitojë Xhenetin; për shkak të sjelljes jo të mirë me ta dhe të mosbindjes ndaj tyre.
ai tha se ky njeri është ai që e arrin pleqërinë e njërit ose dy prindërve të tij dhe ata nuk bëhen shkak që ai të fitojë Xhenetin; për shkak të sjelljes jo të mirë me ta dhe të mosbindjes ndaj tyre.
03
Benefits
Respektimi dhe mirësjellja ndaj prindërve është obligim dhe është një nga shkaqet e hyrjes në Xhenet, sidomos kur ata janë të moshuar dhe të dobët.
Mosbindja dhe mosrespketi ndaj prindërve është prej mëkateve të mëdha.
Mosbindja dhe mosrespketi ndaj prindërve është prej mëkateve të mëdha.
Attribution
[Transmeton Muslimi]
Categories
Share
Share hadeeth
Sharing options · 0 Total shares

