një njeri u përmend në prani të Profetit ﷺ, për të cilin u tha se ka fjetur tërë natën deri në mëngjes, e nuk është ngritur për namaz. Atëherë Profeti ﷺ tha: “Shejtani ka urinuar në dy veshët e tij, - ose ka thënë: në veshin e tij.”
Choose an available translation of this Hadeeth
Hadeeth text
Abdullah ibën Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se një njeri u përmend në prani të Profetit ﷺ, për të cilin u tha se ka fjetur tërë natën deri në mëngjes, e nuk është ngritur për namaz. Atëherë Profeti ﷺ tha: “Shejtani ka urinuar në dy veshët e tij, - ose ka thënë: në veshin e tij.”
Explanation
Benefits
Ruaju nga shejtani, i cili i zë pritë njeriut në çdo rrugë, për ta penguar atë nga bindja ndaj Allahut të Lartmadhëruar.
Ibën Haxheri ka thënë: "Fjala e tij: "...e nuk është ngritur për namaz" nënkupton ose namazin e natës, ose namazin farz (të obliguar)."
Tībiu ka thënë: "Profeti ﷺ i përmendi posaçërisht veshët, edhe pse sytë do të ishin më të përshtatshëm në kontekstin e gjumit, për të treguar se gjumi ishte i rëndë. Veshët lidhen më shumë me vëmendjen. Ai e përmendi gjithashtu urinën, sepse ajo depërton lehtë dhe shpejt në zgavra dhe vena, duke i prekur kështu të gjithë gjymtyrët me plogështi."
Attribution
Categories
Share hadeeth
Sharing options · 0 Total shares

