Rreth fjalës së Allahut të Lartësuar: "Ata thanë: ‘Mos i lini kurrsesi zotat tuaj! Mos e lini kurrsesi as Vedin, as Suvain, as Jeguthin, as Jaukën, as Nesrin!" (Nuh, 23) Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) është shprehur: "Këta ishin emra të burrave të devotshëm nga populli i Nuhut
Choose an available translation of this Hadeeth
Hadeeth text
Rreth fjalës së Allahut të Lartësuar: "Ata thanë: ‘Mos i lini kurrsesi zotat tuaj! Mos e lini kurrsesi as Vedin, as Suvain, as Jeguthin, as Jaukën, as Nesrin!" (Nuh, 23) Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) është shprehur: "Këta ishin emra të burrave të devotshëm nga populli i Nuhut, të cilët, kur vdiqën, shejtani i frymëzoi pasardhësit e tyre që nëpër ndejat e veta të vendosin disa figura e t'i emërtojnë sipas emrave të tyre. Ata vepruan kështu, por nuk i adhuronin. E, kur kjo gjeneratë u ndërrua dhe kur historia e tyre u harrua, filluan të adhuroheshin."
Explanation
Benefits
Paralajmërimi nga bërja e figurave të frymorëve dhe varja e tyre, sidomos figurat e njerëzve me autoritet.
Paralajmërimi nga kurthi i shejtanit, meqë ai e paraqet të kotën në formë të së vërtetës.
Paralajmërimi nga bidatet dhe risitë (në fe), edhe nëse vepruesi i tyre ka qëllim të mirë.
Bërja ose vizatimi i figurave të frymorëve është prej mjeteve që çojnë në shirk, kështu që është obligim tërheqja e vërejtjes nga bërja e figurave të frymorëve.
Njohja e vlerës së ekzistimit të dijes dhe dëmit të humbjes së saj.
Shkak për humbjen e dijes është vdekja e dijetarëve.
Paralajmërimi nga imitimi, sepse ai mund ta çojë njeriun drejt daljes prej fesë.
Shirku ekzistonte edhe te popujt e kaluar.
Këta pesë emra të përmendur janë nga ata që populli i Nuhut i adhuronin.
Sqarim se njerëzit e së kotës bashkëpunojnë dhe i ndihmojnë njëri-tjetrit.
Lejohet lutja kundër jobesimtarëve në mënyrë të përgjithshme.
Attribution
Categories
Share hadeeth
Sharing options · 0 Total shares

