“Sëmundja nuk transmetohet vetvetiu te tjetri. Oguret nuk ndikojnë. Zëri i kukuvajkës nuk ndjell ogur të keq. Muaji i Seferit nuk është muaj ters. E, sa i përket të lebrosurit, ik prej tij siç ikën prej luanit!”
Choose an available translation of this Hadeeth
Hadeeth text
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Sëmundja nuk transmetohet vetvetiu te tjetri. Oguret nuk ndikojnë. Zëri i kukuvajkës nuk ndjell ogur të keq. Muaji i Seferit nuk është muaj ters. E, sa i përket të lebrosurit, ik prej tij siç ikën prej luanit!”
Explanation
E para: njerëzit e kohës paraislame besonin se sëmundja ishte ngjitëse vetvetiu, kështu që Profeti ﷺ ndaloi të besohet se sëmundja transmetohet vetvetiu nga i sëmuri te të tjerët, për faktin se Allahu është Ai që e ka në dorë universin dhe është Ai që e lëshon sëmundjen dhe e largon, dhe këto ndodhin vetëm me vullnetin dhe caktimin e Tij.
Së dyti: nëse njerëzit e kohës paraislame dilnin për udhëtim ose tregti, i trembnin zogjtë: nëse fluturonin djathtas, e merrnin si shenjë të mirë, e, nëse fluturonin majtas, e quanin si shenjë tersi dhe ktheheshin, kështu që Profeti ﷺ ndaloi që njeriu ta konsiderojë ters veprimin e zogjve dhe sqaroi se ky është besim i kotë.
Së treti: njerëzit e kohës paraislame thoshin se, nëse kukuvajka ulet në një shtëpi, familjes së saj do t'i ndodhë ndonjë fatkeqësi, kështu që Profeti ﷺ e ndaloi që njerëzit ta quajnë ters këtë gjë.
E katërta: e ndaloi ta quajmë ters muajin e Seferit, i cili është muaji i dytë hënor. Mendohet gjithashtu se seferi është një parazit që ndodhet në stomak, që i prek bagëtitë dhe njerëzit. Ata pretendonin se ky parazit ishte më ngjitës sesa lebra, kështu që e ndaloi këtë bindje.
E pesta: Profeti ﷺ urdhëroi të qëndrohet larg personit që ka sëmundje të lebrës, ashtu siç njeriu qëndron larg nga një luan. Kjo është një masë parandalimi dhe sigurie për veten, si dhe zbatim i shkaqeve që ka urdhëruar Allahu për t'i bërë. Lebra është një sëmundje (që shfaqet në lëkurë), nga e cila konsumohen organet e njeriut.
Benefits
Është obligim të besohet në kadanë dhe kaderin (paracaktimin) e Allahut dhe se shkaqet janë në dorë të Tij dhe se Ai është që i bën ato të ndodhin ose ua heq ndikimin.
Hedhja poshtë e konsiderimit ters të disa gjërave, si ngjyra e zezë dhe e kuqja, ose disa numra, emra, njerëz dhe persona me të meta fizike.
Ndalesa që ka ardhur për të mos iu afruar të lebrosurit dhe atyre që vuajnë nga sëmundje ngjitëse është një nga shkaqet që Allahu ka bërë që ato të çojnë në pasojat përkatëse. Shkaqet nuk janë të pavarura mëvetësishëm, përkundrazi, Allahu, nëse do, ua merr fuqitë që të mos ndikojnë në asgjë, e, nëse do, i lejon që të kenë ndikim.
Attribution
Categories
Share hadeeth
Sharing options · 0 Total shares

