“A nuk e bënin ata haram atë që e kishte lejuar Allahu, edhe ju, pas tyre e bënit haram? A nuk jua bënin të lejuar atë që Allahu kishte bërë haram, e edhe ju e bënit të lejuar?” Iu përgjigja: “Gjithsesi.” Ai tha: “Ky ishte adhurimi që ju ua bënit atyre.”
Choose an available translation of this Hadeeth
Hadeeth text
Adij ibn Hatimi tregon: “E dëgjova njëherë Profetin ﷺ të lexonte këtë ajet: “Ata i bënë rabinët dhe murgjit e tyre si zota në vend të Allahut, si dhe Mesihun, birin e Merjemes, ndërkohë që janë urdhëruar të adhurojnë vetëm një Hyjni, përveç të Cilit nuk ka tjetër që meriton të adhurohet. I lartësuar qoftë Ai mbi gjithçka që ia shoqërojnë!” (Et Teube, 31) Unë i thashë: “Ne nuk i adhuronim ata!” Profeti ﷺ tha: “A nuk e bënin ata haram atë që e kishte lejuar Allahu, edhe ju, pas tyre e bënit haram? A nuk jua bënin të lejuar atë që Allahu kishte bërë haram, dhe ju gjithashtu e bënit të lejuar?” Iu përgjigja: “Gjithsesi.” Ai tha: “Ky ishte adhurimi që ju ua bënit atyre.”
Explanation
Benefits
Konsiderimi i diçkaje hallall dhe haram është e drejtë e Allahut të Lartësuar.
Sqarim për një prej llojeve të shirkut, e që është shirku i nënshtrimit
Është e lejuar të mësohet i padituri.
Kuptimi i nocionit adhurim është i gjerë. Ai përfshin çdo gjë që e do Allahu dhe është i kënaqur me të, qofshin fjalë, qofshin vepra, të gjymtyrëve e të zemrës.
Sqarim për devijimin e rabinëve dhe murgjve.
Pohimi se hebrenjtë dhe të krishterët bënin shirk.
Baza e fesë së profetëve është një: teuhidi (monoteizimi).
Nënshtrimi ndaj krijesës duke e kundërshtruar Krijuesin është adhurim ndaj tij.
Duhet të kërkojmë sqarim nga dijetarët lidhur me gjykimin e çështjeve që nuk i dimë.
Kujdesi i sahabëve për diturinë.
Attribution
Categories
Share hadeeth
Sharing options · 0 Total shares

