Atij që merr abdes sikurse ky abdes imi dhe i fal dy rekate, pa u shpërqendruar, do t'i falen mëkatet e së kaluarës
Choose an available translation of this Hadeeth
Hadeeth text
Humrani, i çrobëruari i Othmanit, tregon se pa Othmanin teksa kërkoi një enë me ujë (për të marrë abdes). Kështu, fillimisht derdhi (ujin nga ena) në duart e tij dhe i lau duart tri herë, pastaj futi dorën e djathtë në ujë dhe shpëlau gojën e hundën dhe e nxori (ujin) jashtë, pastaj lau fytyrën dhe duart deri në bërryla nga tri herë, i dha mes'h kokës dhe, fare në fund, lau secilën këmbë nga tri herë. Pastaj tha: "E kam parë Profetin ﷺ duke marrë abdes në këtë formë e pastaj tha: “Atij që merr abdes sikurse ky abdes imi dhe i fal dy rekate, pa u shpërqendruar, do t'i falen mëkatet e së kaluarës.”
Explanation
Kur e përfundoi këtë, i njoftoi se e ka parë Profetin ﷺ duke marrë abdes në këtë formë e pastaj Profeti ﷺ i ka përgëzuar se, atij që merr abdes sikurse ky abdesi im dhe i fal dy rekate, i përkushtuar dhe zemra e tij të jetë e pranishme para Zotit të tij të Lartmadhërishëm, Ai, i Lartësuari, në saje të mirësisë së Tij, do ta shpërblejë për këtë abdes të plotë dhe për këtë namaz të sinqertë duke ia falur mëkatet e së kaluarës.
Benefits
Mësuesi duhet të ndjekë rrugën më të afërt drejt kuptimit dhe ngulitjes së dijes te nxënësi, e këtu përfshihet mësimdhënia në praktikë.
Namazliu duhet t'i largojë mendimet që kanë të bëjnë me punët e kësaj bote. Namazi është i plotë dhe i përkryer atëherë kur zemra të jetë e pranishme gjatë faljes, përndryshe është e pamundur t'i largojë (plotësisht) mendimet, prandaj duhet të përpiqet e të mos lëshohet në këtë gjë.
Gjatë abdesit është e rekomanduar të fillohet nga ana e djathtë.
Ligjshmëria e renditjes ndërmjet shpëlarjes së gojës, hundës dhe nxjerrjes së ujit prej saj.
Rekomandohet larja e fytyrës, duarve dhe këmbëve nga tri herë, por është e detyrueshme (vaxhib) larja e tyre nga një herë.
Falja e mëkateve të së kaluarës nga ana e Allahut arrihet kur të bashkohen të dyja gjërat: abdesi dhe falja e dy rekateve, në mënyrën e përmendur në hadith.
Çdo pjesë e abdesit ka një përkufizim, kështu që përkufizimi i fytyrës është nga vendi i zakonshëm ku dalin flokët e deri te mjekra dhe nofullat vertikalisht, si dhe nga veshi deri në veshin tjetër horizontalisht. Përkufizimi i dorës është nga majat e gishtave deri në bërryl, që është nyja ndarëse midis parakrahut dhe krahut të sipërm. Përkufizimi i kokës është nga vendi i zakonshëm ku dalin flokët nga ana e fytyrës deri në majë të qafës, ku dhe fshirja e veshëve përfshihet në përkufizimin e kokës. Ndërkaq, përkufizimi i këmbës përfshin gjithë këmbën me nyjën ndarëse midis saj dhe kërcirit.
Attribution
Categories
Share hadeeth
Sharing options · 0 Total shares

