Mënyra e larjes nga xhunubllëku:
Choose an available translation of this Hadeeth
Hadeeth text
Mejmuneja, nëna e besimtarëve, (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: "Ia vura ujin Profetit ﷺ për t'u larë dhe e mbulova me një rrobë (që të mos shihej). I hodhi ujë duarve dhe i lau. Pastaj, me dorën e djathtë, i hodhi ujë dorës së majtë dhe me të lau organin gjenital. Pastaj e përplasi dorën në dhe dhe e fshiu e e lau. Pastaj shpëlau gojën dhe hundën, lau fytyrën dhe duart deri te bërrylat, derdhi ujë mbi kokë dhe mbi tërë trupin. E, në fund, u zhvendos nga vendi ku ndodhej dhe lau këmbët. Pasi e përfundoi, i ofrova një rrobë (si peshqir), por nuk e deshi dhe u largua duke i shkundur duart."
Explanation
Së pari: Profeti ﷺ hodhi ujë në duart e tij dhe i lau ato para se t'i fuste në enë.
Së dyti: ai me dorën e djathtë, hodhi ujë në dorën e majtë dhe e lau organin gjenital, duke e pastruar atë nga çdo gjurmë papastërtie.
Së treti: ai e preku tokën me dorë, e fshiu, pastaj e lau për të hequr papastërtinë prej saj.
Së katërti: e shpëlau gojën duke futur ujë në të dhe duke e lëvizur e rrotulluar, pastaj duke e hedhur ujin jashtë, si dhe e shpëlau hundën duke futur ujë në të, pastaj duke e nxjerrë për ta pastruar.
Së pesti: lau fytyrën dhe duart deri te bërrylat.
Së gjashti: hodhi ujë në kokë.
Së shtati: hodhi ujë mbi pjesën tjetër të trupit.
Së teti: lëvizi nga vendi i tij (në të cilin po lahej) dhe i lau këmbët në një vend tjetër, ku nuk i kishte larë më parë.
Pastaj ajo i solli një leckë, për t'u tharë me të, por ai nuk e mori dhe filloi ta fshinte e ta shkundte ujin nga trupi me dorën e vet.
Benefits
Kjo mënyrë e larjes është një nga format që janë vërtetuar nga Profeti ﷺ në lidhje me larjen e plotë nga xhunubllëku. Sa i përket mënyrës së larjes që është e mjaftueshme, ajo përmbushet thjesht me larjen e tërë trupit dhe shpëlarjen e gojës dhe të hundës.
Tharja e trupit me leckë (peshqir) ose lënia e tij pas larjes ose marrjes së abdesit (në atë gjendje, pa e tharë) është e lejuar.
Attribution
Categories
Share hadeeth
Sharing options · 0 Total shares

