“Kur muslimani, - ose ka thënë: 'besimtari', - merr abdes dhe e lan fytyrën, prej fytyrës së tij së bashku me ujin, - ose ka thënë: 'me pikën e fundit të ujit', - del çdo mëkat, të cilin e ka bërë përmes syve
Choose an available translation of this Hadeeth
Hadeeth text
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Kur muslimani, - ose ka thënë: 'besimtari', - merr abdes dhe e lan fytyrën, prej fytyrës së tij së bashku me ujin, - ose ka thënë: 'me pikën e fundit të ujit', - del çdo mëkat, të cilin e ka bërë përmes syve; kur i lan duart, prej duarve të tij së bashku me ujin, - ose ka thënë: 'me pikën e fundit të ujit', - del çdo mëkat që e ka bërë me duar; dhe, kur i lan këmbët, prej këmbëve të tij së bashku me ujin, - ose ka thënë: 'me pikën e fundit të ujit', - del çdo mëkat të cilin e ka bërë me këmbë, derisa, në fund, mbetet i pastër prej mëkateve.”
Explanation
Benefits
Ishte praktikë e Profetit ﷺ që t’i nxisë njerëzit drejt veprave të mira dhe adhurimeve, duke përmendur shpërblimin që lidhet me to.
Çdo pjesë e trupit të njeriut është e përfshirë në disa gjynahe; prandaj çdo gjynah i atribuohet organit të caktuar që e ka kryer dhe pastrohet nga ai organ për të cilin njeriu është penduar.
Abdesi përfshin pastrimin fizik, përmes larjes së pjesëve të trupit që përfshihen në abdes, si dhe pastrimin shpirtëror nga gjynahet e kryera me ato pjesë të trupit.
Attribution
Categories
Share hadeeth
Sharing options · 0 Total shares

