HadeethEnc · 1.40.0
Nëse në ditën e premte, teksa imami është duke ligjëruar, i thua shokut tënd: "Hesht!", veçse e ke humbur shpërblimin
Available translations
Choose an available translation of this Hadeeth
01
Hadeeth text
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: "Nëse në ditën e premte, teksa imami është duke ligjëruar, i thua shokut tënd: "Hesht!", veçse e ke humbur shpërblimin."
02
Explanation
Profeti ﷺ në këtë hadith sqaron një nga normat e detyrueshme për ata që marrin pjesë në hutben e xhumasë, që është: të heshtet teksa imami ligjëron, që të përsiatë mbi hutben. Ai që flet, - qoftë dhe pak, - teksa imami është duke ligjëruar, fjala vjen, i thotë ndokujt: “Hesht!”, ose: “Dëgjo!”, veçse e ka humbur shpërblimin e namazit të xhumasë.
03
Benefits
Të folurit gjatë dëgjimit të hutbes është haram, qoftë dhe me ndalimin e së keqes, qoftë me kthimin e selamit, qoftë duke i thënë teshtitësit: "Jerhamukallah - Allahu të mëshiroftë!"
Nga kjo gjë bën përjashtim ai që i drejtohet imamit ose imami i drejtohet atij.
Në rast nevoje lejohet të folurit ndërmjet dy hutbeve.
Nëse Profeti ﷺ përmendet gjatë kohës kur imami e mban hutben, atëherë i dërgon salavate dhe selame në heshtje, e njëjtë vepron kur të thuash: "Amin", pasi imami të bëjë lutje.

Attribution
[Muttefek alejhi]
Categories
Share
Share hadeeth
Sharing options · 0 Total shares