HadeethEnc · 1.40.0
Ndërkohë që isha duke ecur me Profetin ﷺ mbërritëm te vendi ku hisheshin plehrat e një fisi. Aty ai urinoi në këmbë
Available translations
Choose an available translation of this Hadeeth
01
Hadeeth text
Hudhejfja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: "Ndërkohë që isha duke ecur me Profetin ﷺ mbërritëm te vendi ku hisheshin plehrat e një fisi. Aty ai urinoi në këmbë, ndërsa unë shkova të qëndroj mënjanë, por ai më tha që të afrohesha dhe unë u afrova e qëndrova mbrapa shpinës së tij. Ndërkaq ai mori abdes dhe u dha mes'h mesteve."
02
Explanation
Hudhejfe ibn Jemani (Allahu qoftë i kënaqur me të!) rrëfen se në një rast ai ishte me Profetin ﷺ i cili ndaloi të urinonte në një vend ku hidheshin plehrat dhe mbeturinat që fshiheshin nga shtëpitë. Ai urinoi në këmbë, megjithëse zakonisht urinonte ulur.
Hudhejfja u largua, por Profeti ﷺ i tha të afrohej dhe ai u afrua e qëndroi pas shpinës së tij, që ta mbulonte e të mos e shihte askush në një situatë të tillë.
Më pas Profeti ﷺ mori abdes dhe, pasi arriti te larja e këmbëve, u dha mes'h (i fërkoi) mestet (çorape të bëra prej lëkure të butë ose diçkaje tjetër të ngjashme, me të cilat mbulohet këmba bashkë me zogun e këmbës), dhe nuk i hoqi ato.

03
Benefits
Ligjshmëria e dhënies mes'h mbi meste.
Lejohet të kryhet urinimi në këmbë, me kusht që pikat e urinës të mos bien mbi të.
Profeti ﷺ zgjodhi vendin ku hidhen mbeturinat, sepse ai zakonisht ai është vend i sheshtë dhe pikat e urinës nuk i kthehen mbrapsht personit që urinon.

Attribution
[Muttefek alejhi]
Categories
Share
Share hadeeth
Sharing options · 0 Total shares