“Ai që betohet rrejshëm në Allahun, në mënyrë që ta përvetësojë pasurinë e një muslimani, do ta takojë Allahun të hidhëruar me të
Choose an available translation of this Hadeeth
Hadeeth text
Abdullah ibn Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Ai që betohet rrejshëm në Allahun, në mënyrë që ta përvetësojë pasurinë e një muslimani, do ta takojë Allahun të hidhëruar me të.” Eshath ibn Kajsi ka thënë: “Ajeti (që përmendet në fund të ngjarjes) ka zbritur për mua. Kam pasur një tokë në ortakëri me një hebre, por ai mohonte ortakërinë time. Andaj, e paraqita tek i Dërguari i Allahut ﷺ, i cili më tha: “Vallë, a ke dëshmi, që vërteton ortakërinë tënde me të?” - Jo, - i thashë.
- “Betohu se ti ke të drejtë!” - iu drejtua hebreut.
- O i Dërguari i Allahut, por, ai do të betohet, e do të ma marrë pasurinë! - i thashë.
Atëherë Allahu i Lartësuar e zbriti ajetin: “Vërtet, ata që e shkëmbejnë premtimin dhe betimin e tyre ndaj Allahut me një vlerë të vogël...”, deri në fund të ajetit. (Ali Imran, 77)
Explanation
Benefits
Ndalimi i rreptë i cenimit të të drejtave të muslimanëve, qofshin ato të vogla apo të mëdha.
Prova i takon paditësit, ndërsa betimi i takon të paditurit, nëse e mohon pretendimin.
Dy dëshmitarë e vërtetojnë të drejtën. Nëse paditësi nuk ka prova, atëherë i padituri duhet të betohet.
Ndalimi i betimit el gamus (ar.), që është betimi i rremë i bërë për të përvetësuar të drejtën e dikujt tjetër. Ai është një nga gjynahet e mëdha, i cili e ekspozon vepruesin e tij ndaj zemërimit të Allahut të Lartësuar dhe dënimit të Tij.
Këshillimi i palëve në gjykim nga ana e sundimtarit, veçanërisht kur është në prag të bëhet betimi.
Attribution
Categories
Share hadeeth
Sharing options · 0 Total shares

