“Merr prej pasurisë së tij aq sa është e njohur zakonisht se mjafton për ty dhe fëmijët e tu!”
Choose an available translation of this Hadeeth
Hadeeth text
Aishja, nëna e besimtarëve (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Hind bint Utbe, gruaja e Ebu Sufjanit, hyri tek i Dërguari i Allahut ﷺ dhe i tha: “O i Dërguari i Allahut! Ebu Sufjani është njeri koprrac, andaj nuk më jep aq sa më mjafton për vete dhe për fëmijët e mi, përveç aq sa marr vetë pa dijen e tij. A kam ndonjë mëkat për këtë? I Dërguari i Allahut ﷺ i tha: “Merr prej pasurisë së tij aq sa është e njohur zakonisht se mjafton për ty dhe fëmijët e tu!”
Explanation
Benefits
Ibn Haxheri ka thënë: "Kuptimi i fjalës së tij: "Merr prej pasurisë së tij aq sa është e njohur zakonisht se mjafton", është se ai e udhëzoi atë t'i referohej zakonit të njohur në çështjet për të cilat nuk ka përcaktim fetar."
Ibn Haxheri ka thënë: "Ky hadith përdoret si argument për lejueshmërinë e përmendjes së diçkaje për një person, që ai nuk do ta pëlqente, nëse kjo bëhet për të kërkuar një gjykim fetar, për t'u ankuar ose për arsye të ngjashme. Kjo është një nga rastet në të cilat përgojimi lejohet."
Kurtubiu ka thënë: "Hindi nuk kishte për qëllim ta përshkruante Ebu Sufjanin si koprrac në të gjitha gjendjet e tij; përkundrazi, ajo përshkroi gjendjen e saj me të, se ai ishte koprrac ndaj saj dhe fëmijëve të saj. Kjo nuk nënkupton domosdoshmërisht se ai ishte koprrac në përgjithësi, sepse shumë prijës veprojnë kështu me familjet e tyre, ndërsa tregohen bujarë ndaj të huajve për të fituar simpatinë e tyre."
Attribution
Categories
Share hadeeth
Sharing options · 0 Total shares

