“Kur të vijë Ramazani, kryej një umre, sepse umreja në Ramazan është baras me një haxh (në shpërblim).”
Choose an available translation of this Hadeeth
Hadeeth text
Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ i tha një gruaje prej ensareve - (Atau thotë:) të cilën Ibn Abasi e përmendi me emër, por unë ia harrova emrin: - “Çka të pengoi ty që ta kryesh haxhin me ne?” Ajo iu përgjigj: "Ne kishim dy deve; me njërën kreu haxhin babai i tim biri dhe djali i tij, përkatësisht burri dhe djali i saj, kurse devenë tjetër na e la për të bartur ujë." Ai i tha: “Kur të vijë Ramazani, kryej një umre, sepse umreja në Ramazan është baras me një haxh (në shpërblim).”
Explanation
Ajo u arsyetua se ata si familje kishin dy deve, kështu që bashkëshorti dhe djali i saj e bënë haxhin me njërën prej tyre, kurse tjetrën e la se i duhej familjes për të nxjerrë ujë me të nga pusi.
Kësisoj Profeti ﷺ i tregoi se shpërblimi i kryerjes së umres në muajin e Ramazanit ka shpërblim të njëjtë me kryerjen e haxhit.
Benefits
Umreja në Ramazan është e barabartë me haxhin në aspektin e shpërblimit, e jo në lirimin nga obligimi i haxhit.
Shpërblimi i veprave shtohet atëherë kur koha ka vlerë, e të kësaj natyre janë edhe veprat në Ramazan.
Attribution
Categories
Share hadeeth
Sharing options · 0 Total shares

