Kjo çështje (fe) do të mbërrijë aty ku ka mbërritur nata dhe dita. Allahu nuk do të lërë shtëpi e tendë pa e futur këtë fe
Choose an available translation of this Hadeeth
Hadeeth text
Temim Dariu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ të thotë: "Kjo çështje (fe) do të mbërrijë aty ku ka mbërritur nata dhe dita. Allahu nuk do të lërë shtëpi e tendë pa e futur këtë fe; me krenarinë e krenarit ose me nënçmimin e të nënçmuarit. Krenari me të cilën Allahu e bën krenar Islamin dhe nënçmim me të cilin Allahu e nënçmon kufrin (mosbesimin)." Temim Dariu thoshte: "Këtë e vura re te familjarët e mi. Ata që u bënë muslimanë u begatuan me mirësi, nder dhe krenari, ndërsa ata që mbetën jobesimtarë, u nënçmuan, poshtëruan dhe paguan xhizjen (taksën vjetore)."
Explanation
Pastaj sahabiu, Temim Dariu (Allahu qoftë i kënaqur me të!), tregoi se këtë çfarë i kishte thënë i Dërguari i Allahut ﷺ e kishte vënë re te familjarët e vet. Atyre që u bënë muslimanë u begatuan me mirësi, nder dhe krenari, ndërsa ata që ishin jobesimtarë, u nënçmuan, u poshtëruan dhe i paguajtën muslimanëve xhizjen (taksën vjetore).
Benefits
Krenaria është për Islamin dhe muslimanët, ndërsa poshtërimi është për mosbesimin dhe mosbesimtarët.
Në këtë hadith pohohet një prej profecive të të Dërguarit ﷺ, sepse ajo që ai tregoi ndodhi mu ashtu siç tha.
Attribution
Categories
Share hadeeth
Sharing options · 0 Total shares

