Nuk ndodh që një rob të deklarojë sinqerisht nga zemra se s'ka të adhuruar të denjë përveç Allahut dhe se Muhamedi është rob dhe i Dërguari i Tij, e që Allahu atë njeri të mos ia ndalojë Zjarrit
Choose an available translation of this Hadeeth
Hadeeth text
Enes ibën Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Profeti ﷺ i tha Muadhit, i cili ishte ulur mbrapa tij mbi samar: “O Muadh ibn Xhebel!” Muadhi tha: "Të përgjigjem me kënaqësi, o i Dërguari i Allahut!" Profeti ﷺ sërish tha: “O Muadh!” Muadhi tha tri herë: "Të përgjigjem me kënaqësi, o i Dërguari i Allahut!" Profeti ﷺ tha: “Nuk ndodh që një rob të deklarojë sinqerisht nga zemra se s'ka të adhuruar të denjë përveç Allahut dhe se Muhamedi është rob dhe i Dërguari i Tij, e që Allahu atë njeri të mos ia ndalojë Zjarrit.” Muadhi i tha: “O i Dërguari i Allahut! A t'i njoftoj njerëzit, që të gëzohen?" Profeti ﷺ tha: “(Kur ta dëgjojnë këtë njerëzit), atëherë do t'i mbështeten vetëm asaj (e do t'i braktisin veprat).” Muadhi e tregoi këtë në fund të jetës së tij, nga frika se do të mëkatonte (nëse nuk do ta tregonte)."
Explanation
Muadhi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) iu përgjigj të gjitha këtyre thirrjeve duke thënë: “Të përgjigjem me kënaqësi, o i Dërguari i Allahut!” Domethënë, unë të përgjigjem ty, o i Dërguari i Allahut, përgjigje njëra pas tjetrës dhe e kërkoj lumturinë kur të të përgjigjem.
Kështu, Profeti ﷺ tregoi se nuk ndodh që ndokush të deklarojë sinqerisht nga zemra, pa përgënjeshtruar, se s'ka të adhuruar të denjë përveç Allahut dhe se Muhamedi është rob dhe i Dërguari i Tij, dhe vdes në këtë gjendje, e Allahu atë njeri të mos ia ndalojë Zjarrit.
Muadhi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) kërkoi nga Profeti ﷺ që t'i informojë njerëzit, në mënyrë që të gëzohen dhe të marrin sihariq për hair!
Profeti ﷺ kishte frikë mos mbështeteshin (te kjo fjalë) e i pakësonin veprat.
Muadhi nuk ia tha askujt këtë hadith, deri para vdekjes së tij, nga frika mos binte në mëkatin e fshehjes së diturisë.
Benefits
Mënyra si i mësonte Profeti ﷺ (sahabët), meqë e përsëriti thirrjen drejtuar Muadhit, për t'i tërhequr vëmendjen për atë që do t'ia thoshte.
Prej kushteve të dëshmisë: "S'ka të adhuruar të denjë përveç Allahut dhe se Muhamedi është i Dërguari i Tij", është ta thotë atë sinqerisht, pa kurrfarë përgënjeshtrimi a dyshimi.
Ithtarët e teuhidit (monoteistët) nuk do të qëndrojnë përherë në Xhehenem. Ata, edhe nëse ndodh të hyjnë në të për shkak të gjynaheve, nxirren prej tij pasi të dëliren.
Vlera e shehadetit (dëshmisë islame) për atë që e thotë atë sinqerisht.
Lejohet të mos tregohet ndonjë hadith në ndonjë rast, nëse si pasojë e kësaj rezulton ndonjë dëm.
Attribution
Categories
Share hadeeth
Sharing options · 0 Total shares

