HadeethEnc · 1.40.0
Rri aq kohë sa të mbanin menstruacionet dhe pastaj lahu!
Available translations
Choose an available translation of this Hadeeth
01
Hadeeth text
Nga Aishja nëna e besimtarëve (Allahu qoftë i kënaqur me të!) përcillet se ka thënë: "Umu Habibja, e bija e Xhahshit, e cila ishte në kurorën e Abdurrahman ibn Aufit, iu ankua Pejgamberit (paqja qoftë mbi të!) për rrjedhjen e gjakut. Ai i tha:"Rri aq kohë sa të mbanin menstruacionet dhe pastaj lahu!"
02
Explanation
Një sahabije iu ankua Pejgamberit (paqja qoftë mbi të!) për rrjedhjen e vazhdueshme të gjakut dhe ai e urdhëroi të mos falej për aq kohë sa zgjasnin menstruacionet e saj para se të shfaqej kjo situatë e re dhe më pas të lahej dhe të falej. Ajo lahej në mënyrë vullnetare për çdo namaz.
03
Benefits
Istihada quhet gjaku që rrjedh nga organi gjenital i gruas pas periudhës së ciklit të zakonshëm menstrual.
Gruaja e cila vuan nga istihada duhet ta konsiderojë veten e saj me menstruacione në ditët që i vinin menstruacionet, para se të shfaqej gjaku i istihadas.
Pasi të mbarojnë ditët e ciklit të saj të vërtetë, ajo konsiderohet e pastruar nga menstruacionet edhe pse rrjedhja e gjakut të istihadas vazhdon. Kësisoj ajo duhet të lahet me mbarimin e ditëve të menstruacioneve.
Gruaja që vuan nga istihada nuk e ka për detyrë të lahet për çdo namaz. Sahabija e cekur në këtë hadith lahej me dëshirën e saj dhe jo me tekst nga sheriati. Nëse një gjë e tillë do të ishte e detyrueshme, atëherë Pejgamberi (paqja qoftë mbi të!) do t'i kishte treguar asaj.
Gruaja që vuan nga istihada duhet të marrë abdes për çdo namaz, sepse papastërtia e saj është e vazhdueshme dhe e pandërprerë. Njësoj si ajo duhet të veprojnë edhe ata që kanë papastërti të tjera të përhershme, si ai që vuan nga rrjedhja e vazhdueshme e urinës apo nga dalja e vazhdueshme e gazrave.
Duhet pyetur njerëzit e ditur për çështjet e paqarta të fesë, ashtu siç u ankua kjo grua dhe e pyeti Pejgamberin (paqja qoftë mbi të!) për gjakun e shpeshtë që i rridhte.

Attribution
[Transmeton Muslimi]
Categories
Share
Share hadeeth
Sharing options · 0 Total shares