من نحن؟
اللغة الألبانية Shqip
📌 Një panel informues i bukur për da‘wah me titull “Kush jemi ne?”, i projektuar për t’u prezantuar vizitorëve thelbin e vërtetë të Islamit, besimin e tij, mesazhin dhe moralin, si dhe për të shpjeguar rolin e xhamisë dhe mirëseardhjen e saj për të gjithë, muslimanë dhe jomuslimanë.
📖 Përmban përgjigje të shkurtra dhe të qarta rreth Islamit, si dhe udhëzime për vizitën, së bashku me një kod QR për qasje të shpejtë në burime të besueshme.
🕌 E përshtatshme për t’u vendosur në xhami, qendra islame dhe ekspozita da‘wah, si një mënyrë e qetë dhe tërheqëse për të prezantuar Islamin për ata që nuk flasin arabisht dhe për vizitorët e rinj.
#Dawah #Islam #Xhami #MesoRrethIslamit #WelcomeToIslam
🌐 sarhaan.com
من نحن؟
اللغة الألبانية
Kush jemi ne?
Ne myslimanët adhurojmë vetëm Allahun dhe nuk i bëjmë Atij asnjë ortak.
Ne ndjekim Kuranin Fisnik dhe Sunetin e Profetit Muhamed, paqja dhe bekimet qofshin mbi të, sipas kuptimit të sahabëve(shokëve) të tij, Allahu qoftë i kënaqur prej tyre.
Islami është feja e monoteizmit të pastër. Ai thërret në adhurimin e vetëm të Allahut, si dhe në mëshirë, drejtësi dhe moral të mirë.
Ne besojmë se:
• Allahu është Një dhe nuk ka asnjë ortak.
• Kurani është Fjala e Allahut.
• Muhamedi, paqja dhe bekimet qofshin mbi të, është vula e profetëve.
• Ne besojmë në të gjithë profetët, paqja qoftë mbi ta, si Ibrahimi, Musai dhe Isa, biri i Merjemes. Ne i duam të gjithë dhe besojmë në shpalljet e tyre.
• Do të ketë ringjallje, llogari, Xhenet dhe Xhehenem.
Qëllimi ynë është të adhurojmë Allahun dhe të jemi të dobishëm për shoqërinë.
Rruga jonë është mesatarja dhe drejtësia.
Ne thërrasim në moral të mirë, mëshirë, drejtësi dhe bashkëjetesë paqësore me të gjithë.
Ne refuzojmë ekstremizmin, fanatizmin, dhunën dhe agresionin.
Ne respektojmë ligjet e vendit ku jetojmë dhe përpiqemi të jemi njerëz të drejtë dhe të dobishëm për shoqërinë tonë.
⸻
Rreth xhamisë:
Xhamitë janë vendet më të pastra dhe më të nderuara në tokë. Ato janë shtëpi të ndërtuara për adhurimin e vetëm të Allahut.
Xhamia nuk i përket askujt, ajo i përket Allahut. Ajo është e hapur për këdo që dëshiron të adhurojë Allahun, të mësojë për Islamin ose të kthehet, pendohet tek Allahu.
Ne jemi të lumtur t’u përgjigjemi pyetjeve tuaja me respekt dhe qetësi.
⸻
A mund të hyjnë jo-myslimanët në xhami?
Po, ju mirëpresim për vizitën tuaj që të njiheni me Islamin.
Ju mund ta vizitoni xhaminë në çdo kohë kur është i pranishëm administruesi i xhamisë ose personi përgjegjës për pritjen e vizitorëve, veçanërisht:
• Gjatë kohëve të faljes.
• Të shtunave dhe të dielave, të caktuara për vizitorët.
• Gjatë festave Fitër Bajramir dhe Kurban Bajramit.
• Gjatë muajit Ramazan, në kohën e iftarit.
Xhamia është vend adhurimi, mësimi dhe paqeje.
⸻
Udhëzime për vizitorët:
• Ju lutemi të visheni me rroba të hijshme dhe të respektoni vendin, pasi është një nga shtëpitë e Allahut.
• Duhet të hiqni këpucët para se të hyni në sallën e faljes.
• Ka hyrje të veçantë dhe hapësirë të veçantë për gratë.
• Nëse është e nevojshme, ofrohen rroba të përshtatshme për përdorim.
⸻
Për të mësuar më shumë rreth Islamit ose për të kërkuar një kopje të Kuranit:
https://sarhaan.com/
Mirë se vini!
Mirë se vini në xhami!