Rreth muajit të shenjtë, Muajit të Allahut “Muharrem”!

Rreth muajit të shenjtë, Muajit të Allahut "Muharrem"!

▪Muaji Muharrem, është muaji i parë i fillimit të vitit hixhrij (kalendarit Islam)!
▪Është nga katër muajt e shenjtë të cilët Allahu i ka përmendur (në Kuran)! ¹
▪Siç ka sqaruar Pejgamberi ﷺ, muajt e shenjtë janë: "Dhul Ka'deh, Dhul Hixheh, Muharrem dhe Rexheb!" ²
▪Nga nderi dhe pozita madhështore e këtij Muaji është se, Pejgamberi ﷺ këtë Muaj ia referoi Emrit të Allahut duke e quajtur: "Muaji i Allahut Muharrem!"
Pejgamberi ﷺ ka thënë: "Agjërimi i Muajit të Allahut Muharrem, është agjërimi më i mirë pas Ramazanit!" ³. (Në këtë hadith, gjithashtu përfitohet se:) agjërimi i Muajit Muharrem, është nga veprat më të mira vullnetare, dhe nga agjërimi më i mirë pas Ramazanit!
▪Siç është i ndaluar zullumi (ndaj vetes dhe të tjerëve) në muajt e tjerë të shenjtë, ndalesa e zullumit (dhe mëkateve në përgjithësi) vërtetohet edhe në këtë Muaj madhështorë (Muharrem), duke e pasur parasysh që zullumi është haram në çdo kohë.
Në komentimin e Fjalëve të Allahut: { فَلَا تَظۡلِمُواْ فِيهِنَّ أَنفُسَكُمۡۚ }
{Prandaj, mos i bëni vetes dëm, duke i shkelur këta muaj (të shenjtë)!} ⁴, ndër tjetash, Ibn Abasi thotë: "(Allahu) I bëri këta muaj të shenjtë, madje, bëri që shenjtëria (ndalesa) në ta të jetë edhe më e madhe, bëri që mëkatët në ta (muajt e shenjtë), të jenë më të rënda, gjithashtu, veprat e mira dhe shpërblimi në ta, të jetë më i madhë!". ⁵
----------
¹ Shiko: surja et-Teubeh, ajeti: 36
² Sahih el-Buharij (3197) dhe Sahih Muslim (1679)
³ Transmeton Muslimi (1163)
⁴ Surja et-Teubeh, ajeti: 36
⁵ Transmeton Taberaniu në tefsirin e tij (11/444)

Përzgjedhje nga: https://youtu.be/9xUAbOejap4
Shejh Hejthem Serhan (Allahu e ruajttë!)

Përzgjedhi dhe përktheu: Arbër Morina
════════════
Sqarim: Muaji Muharrem fillon sonte, me perëndimin e diellit të ditës së sotme (e shtunë) 06 korrik 2024, in shaa Allah!

https://telegram.me/dobi_islame